Korça, në dokumente historike përmendet për herë të parë në vitin 1281, me urdhër të perandorit të Bizantit, ku emëron Andrea Muzakën si administrator dhe i jep titullin e lartë Despot. Një tjetër dokument, që na jep të dhëna të tjera për Korçën është dorëshkrimi i Princit të Muzakajve. Ai e përmend Korçën me disa fshatra si: Sovjanin, Violën, Oparin, Morianin, Mazrekun, Lavdarin. Korça në këtë kohë ka qenë qendër e vogël me një kala fushore. Korça fillimisht lindi si qendër e vogël banimi, buzë rrugëve kryesore, ku bënte shkëmbime tregtare. Në fund të shek.XV, mori formën e një qendre urbane dhe në shek. XIX u krijua si qytet. Në shekujt XII-XIII, Korça ishte nën pushtetin e Muzakajve, me qendër në krahinën e Oparit. Në vitin 1382, Korça pushtohet prej Perandorisë Osmane. Në vitin 1701 shpërthen kryengritja kundër pushtmit turk, në krahinën e Gorë-Oparit. Mbas viteve 1820, mori hov lëvizja patriotike. Naum Veqilharxhi botoi abetaren e tij, kurse Thimi Mitko “Bletën Shqiptare” . Më 7 Marz 1887 hapet Mësonjtorja e Parë Shqipe. Me nismën e korçarëve krijohen shoqëri patriotike në Stamboll, Bukuresht e Karjo. Më 22 tetor 1881 çelet shkolla e parë për vashat nga Gjerasim dhe Sevasti Qirijazi. Ishte kjo një fitore e madhe e Lëvizjes Kombëtare. Korça është qendra më e madhe administrative e Shqipërisë juglindore , qyteti më i madh i rajonit i themeluar në shekullin e 15-të. Megjithëse jeta qytetare lindi në mesjetën e përparuar, terreni ka qënë i banuar shumë shekuj më parë.
Gjatë viteve të Rilindjes Kombëtare në Korçë u zhvillua një veprimtari e gjerë patriotike e mbështetur nga shumë atdhetarë, ku fryt i punës të tyre ishte dhe hapja e Shkollës të parë Shqipe. Me 10 dhjetor 1916, si rezultat i përpjekjeve të patriotëve korçarë me në krye Themistokli Gërmenjin u shpall Krahina Autonome e Korçës.
- Korça është qendra më e madhe administrative e Shqipërisë juglindore , qyteti më i madh i rajonit i themeluar në shekullin e 15-të. Megjithëse jeta qytetare lindi në mesjetën e përparuar, terreni ka qënë i banuar shumë shekuj më parë.
Rajoni i Korçës është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike të Shqipërisë.Vendlindja e muzikës qytetare, vend i bukurisë natyrore me liqenet , zonat malore dhe parqet kombëtare.
Studiuesit kanë vertetuar se zona ku ndodhet sot qyteti ka qënë e banuar që në kohët e lashta. Gjatë epokave të antikitetit ka pasur një lulëzim jete, ky i përqëndruar më tepër në rrëzë të kodrave të Korçës.
Në dekadat e para të shekullit të XX, Korça u bë një nga qytetet me aktivitet më të dendur kulturor, arsimor dhe publicistik dhe në tetor të vitit 1917 u çel Liceu i Korçës, i cili përgatiti breza intelektualësh, që lanë gjurmë në historinë dhe kulturën kombëtare.
Korça, qendër primare, turistike, bujqësore por edhe energjitike.
Sot Korça, në aspektin kulturor dhe arsimor vazhdon t’i ruajë dukshëm traditat e saj duke u renditur ndër qytetet e para në Shqipëri.