NDËRTIMI I RRJETIT TË RI TË UJËSJELLSAVE NË SHAMOLL, QATROM & MALAVEC

Këshilli i Qarkut Korcë në Kuadër të programit INTERREG IPA CBC GREECE ALBANIA 2014 -2020 të financuar nga Bashkimi Evropian me objektiv tematik Rritja e Kapaciteteve Ndërkufitare në transportin ujor dhe menaxhimin e mbetjeve, ka filluar zbatimin e projektit SAVE – WATER në njësite administrative Shamoll, Qatrom të Bashkisë Korcë dhe Kicnik, Sheqeras të Bashkisë Maliq ku konkrektish do të ndërhyhet në:
  1. Rrjet i brendshëm fshati Qatrom
  2. Linjë transmetimi dhe rrjeti shpërndarës fshati Qatrom & Malavec
  3. Linjë dërgimi e furnizimi, rikonstriksion stacioni i pompave, depo e re, fshati Sheqeras
  4. Rehabilitim i stacionit të pompimit Kicnik