FURNIZIM ME UJË, FSHATI GOSKOVË

Këshilli i Qarkut Korçë në Kuadër të programit INTERREG IPA CBC GREECE ALBANIA 2014-2020 të financuar nga Bashkimi Europian me objektiv tematik rritjen e kapaciteteve Ndërkufitare në transportin ujor dhe menaxhimin e mbetejeve,ka filluar zbatimin e projektit SAVE-WATER në njësinë administrative Goskovë. “Pus-shpim, linjë-transmetimi dhe depo e re”,do të sjellë daljen nga puna të linjës së transmetimit ekzistues e cila ka pësuar dëmtime dhe ka sasi të pamjaftueshme për furnizmin me ujë të fshatit Goskovë. Me anë të këtij projekti u realizua hapja e një pausi të ri,i cili do sigurojë ujë higjenikisht të pastër dhe një sasi për të furnizuar me 24 orë ujë banorët e këtij fshati.