EKSPOZITA SHUMË FUNKSIONËSHE E PROJEKTIT CLLD-CULTOUR

Në kuadër të programit INTERREG IPA CBC GREQI – SHQIPËRI 2014 – 2020, Këshilli i Qarkut Korçë ka finalizuar Ekspozitën shumë funksionëshe të projektit CLLD- CULTOUR, e cila lançon për herë të parë Rrugën Ndërkufitare Turistike Kulturore të Rajonit Korçë.
Kjo rrugë ndërkufitare Cross Border Cultural Tour ka në fokus identifikimin e pikave turistike kulturore të secilës Bashki si më poshtë:
  1. Shtëpia muze e qëndistares së flamurit Marigo Posios, Devoll
  2. Pyllin e Fazanëve, Maliq
  3. Shtëpia muze e shkrimtarit Sterjos Spasses, Pustec
  4. Bazilikën e Linit , Pogradec
  5. Muzeu Historik Etnografik, Ersekë
  6. Pazarin e vjetër, Korçë.
Rruga Ndërkufitare Turistike Kulturore e Rajonit Korçë i bashkohet rrugës turistike të Bashkisë Dropull, Rajonit të Epirit, Bashkisë Zitsa ( Greqi) duke hedhur një hap të ri drejt një turizmi të përbashkët ndërrajonal.
Gjithashtu do të shërbejë si një arkivë rajonale e produktit turistik, trashëgimisë kulturore dhe një qendër inovative, dixhitale informimi.