GËZUAR 2023!

Të dashur miq!
Të nderuar banorë të Qarkut Korçë!
Janë orët e fundit të ndërrimit të viteve ku krahas përgatitjeve në këtë prag 2023 gjithsecili prej nesh bën një bilanc , çfarë ka shkuar mirë dhe çfarë jo duke projektuar atë çka do dëshironte për të qënë i plotësuar.
Administrata e Këshillit të Qarkut ka mundur të realizojë çdo vendimmarrje të këshillit duke u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të ndryshme.
  • Nxënësit e Shkollës së Shëngjergjit e filluan vitin e ri shkollor në mjedise të reja e komode falë investimit të plotë të kësaj shkolle.
  • Drejt përfundimit janë punimet restauruese në shkollën e mesme të muzikës Tefta Tashko Koço.
  • Një tjetër investim i Info Point në Bashkinë Kolonjë përfundoi.
  • Po punohet për rrugët lidhëse brenda fshatit Çetë .
  • Fillon puna e rrugës brenda fshatit Kolanec.
  • Do të fillojë ndërhyrja rivitalizuese e 2 vend grumbullimit të mbetjeve në Bashkitë Kolonjë dhe Maliq duke i kthyer në vende të gjelbëruara e çlodhëse për banorët.
  • Kemi mbështetur nëpërmjet programit social:
  • Qëndrat ditore të moshës së tretë në Bashkitë Korçë dhe Maliq.
  • Qendrën e kujdesit paliativ.
  • Kemi mbështetur aktivitete të nxënësve të shkollave të mesme.
  • Kemi mbështetur aktivitete të shoqatës së bletërritësve.
  • Kemi mbështetur Koloninë e piktorëve të vegjël.
Edhe viti 2023 do të jetë një vit me plot angazhime dhe realizime që kanë në fokus rritjen e cilësisë së jetës të banorëve të Qarkut Korçë.
Dëshirojmë edhe për ju nje vit të mbarë ,plot shëndet dhe me realizim të atyre çka projektoni për vete e familjet tuaja.
GËZUAR!