80 VJETORI I KRIJIMIT TË BRIGADËS SË PARË SULMUESE

Në përkujtim të 80 vjetorit të krijimit të Brigadës së Parë Sulmuese, në Makërz-Vithkuq u mbajt ceremonia zyrtare.
Gjatë ceremonisë u vlerësua roli i Brigadës në qëndresën antifashiste, u nderuan anëtarët e saj dhe u shpreh mirënjohje kolektive për kontributin e vyer të banorëve të zonës.
Vlerësimi i kontributit të çdokujt që i ka shërbyer Shqipërisë dhe mbrojtjes së interesave të saj është detyrë e jona morale dhe institucionale.