THOMA TURTULLI, FILANTROPI MË I NJOHUR KORÇAR

Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane përmes një veprimtarie vlerësimi solli në kujtesë një nga filantropët më të njohur të Korçës, Z. Thoma Turtulli, duke sjellë në vëmendje atë brez të korçarëve që kontributin për vendin e shihnin si pjesë të pandashme të veprimtarisë së tyre.
Në vitet 20-30 të shekullit të kaluar shumë nga ndërtesat publike dhe monumentet, që trashëgojmë edhe sot, iu dhuruan qytetit me kontributet e banorëve të Korçës dhe zonave rreth saj.
Ndjeshmëria e këtij brezi na bën edhe sot të mendojmë se dashuria për vendin mund ta çojë para shoqërinë tonë.