Takimi me Z. Pierre Raynaud dhe Z. Jérôme Lebras, Ekspert Teknik Ndërkombëtar shënon vazhdueshmërinë e bashkëpunimit shqiptaro-francez drejt rihapjes së Liceut si një gjimnaz publik, i cili do të implementojë kurrikulën franceze.
Angazhimi i Këshillit të Qarkut Korçë do të vazhdojë të jetë i fokusuar tek mbështetja dhe ofrimi i sa më shumë mundësive për të rinjtë dhe krijimi i lehtësive teknike-operacionale në mënyrë që liceu të jetë një shembull suksesi në të gjithë Shqipërinë.
Ky bashkëpunim ju hap rrugë projekteve të tjera në arsimin profesional dhe projekteve të kulturës.