Në vijim të punës, është zhvilluar takimi i radhës lidhur me organizimin për festivalin folklorik “Autonom Fest”.
Këshilli i Qarkut në bashkëpunim me ansamblet e bashkive do të realizojë festivalin më të madh rajonal në kuadër të festimeve të 10 Dhjetorit, Krahina Autonome e Korçës.
Ky festival do të jetë një platformë e posaçme për ansamblet folklorike të qarkut të Korçës, për të shfaqur folklorin e pasur sipas zonave, nëpërmjet këngës, valles dhe kostumeve tradicionale.
Këshilli i Qarkut do të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për ruajtjen e trashëgimisë tonë.