Rreth Liqenit Neuron dhe Ekspeditës në Zonë

Anëtarët e Shoqatës Çeke të Speleologëve, Marek Audy, Richard Bouda, Jakub Mareš, Jiří Bruthans; anëtari i Shërbimit Gjeologjik Çek – Vít Baldík, në bashkëpunim më fakultetin e Shkencës të Universitetit “Charles” në Pragë, kanë botuar disa artikuj shkencor, të cilët mund t’i gjeni bashkangjitur, (123) ku shpjegohen fakte rreth ekspeditës së tyre.
Kërkimet në zonën e Vromonerit kanë nisur që prej vitit 2021, dhe për këtë ka pasur bashkëpunim mes një sërë universitetesh europiane, shoqatash dhe gjithashtu me bashkëpunim të vendasve, të cilët kanë udhëzuar grupin e punës me informacione, bazë për fillimet e punës. Pra kjo ekspeditë nuk ka qenë asnjëherë konfidenciale, përveç atyre fakteve të cilat është dashur të jenë të tilla për shkak të mbarëvajtjes së punës.
Duhet nënvijëzuar se grupi i speleologëve nuk duhet ngatërruar me grupe të tjera, të cilat  kanë qënë në këtë zonë për shënjim të shtigjeve malore apo me grupet e shkencëtarëve anglezë të cilët kanë qenë duke punuar mbi çështje të botanikës dhe entomologjisë.
Nisur edhe nga publikimi (Eftimi, Frashëri, 2016) mbi ujrat termalë, speleologët nisën ekspeditën e tyre në zonën e Vromonerit për të zbuluar më shumë rreth sistemit të shpellave në këtë zonë, duke informuar herë pas here Njësinë Vendore mbi gjetjet e tyre, të cilat nuk mund të ishin ende një infomacion publik për shkak të përpunimit të saktë të të dhënave.
Shpella e parë e dokumentuar është ajo e “Sulfurit”, e cila njihet nga banorët pasi ndodhet në nivel të lumit të Sarandoporit. Hyrja e kësaj shpelle i përket territorit grek, por shtrirja horizontale e kësaj shpelle ndodhet në territorin shqiptar. Është vendosur një pllakë emërtuese. 
Shpella tjetër e eksploruar është ajo e “Breshkës”, në fund të së cilës, në 68m thellësi, gjendet një liqen termal në formë eliptike me perimetër 85m, me temperaturë 26˚C. 
Në këtë shpellë pjesa tavanike përbëhet nga guri gëlqeror dhe temperatura e brendshme arrin deri në 30 gradë.
Shpella e tretë, Atmos (Shpella e Avullit) e emëruar e tillë për shkak të avujve që dalin prej saj, të cilët në dimër shihen në horizont nga një disancë prej 1 km. Në afërsi të hyrjes në Shpellën e Avullit, ka ekzistuar dikur Spitali i Llixhave i ndërtuar në kohën e regjimit komunist dhe i shkatërruar në fillim të viteve ’90. Pra si zonë ka qenë e njohur, por ekzistenca e kësaj shpelle të madhe nëntokësore dhe ekzistenca e liqenit termal nuk ka qenë e njohur, edhe pse ka pasur haludime rreth burimev nëntokësor të ujrave termalë.
“Vrima e Kopiles” dhe “Shpella e Avullit, janë dy vendndodhje të cilat nuk kanë asnjë të përbashkët dhe nuk ndodhen pranë njëra-tjetrës. E konfimuar kjo nga edhe nga banorë të zonës.
Hyrja e Shpellës së Avulli është rreth 150 m nga fillimi i kodrës në të cilën ajo ndodhet dhe në të vihet re një përqëndrim i madh i gazit sulfurik, i cili në sasi të larta përbën rrezik për asfiksim.
Konstatohen kalime të ngushta në hyrje, të cilat nuk mund të kalohen pa mjete specifike dhe pa pasur njohuri minimale mbi speleologjinë, fakt ky që rrëzon pretendimin se banorë të zonës kanë eksploruar këtë shpellë shumë kohë më parë se speleologët.
Burime pranë Shoqatës Çeke të Speleologëve bëjnë me dije se fillimisht janë përdorur drone dhe kamera të posaçme për të kuptuar dhe eksploruar relievin dhe më pas ka nisur puna intensive rreth zbulimeve të mëtejshme të kësaj shpelle, zbulime të cilat tashmë janë të njohura për publikun në shkallë ndërkombëtare.
Në shpellë gjithashtu janë gjendur specie endemike të llojeve të ndryshme brenda së njëjtës gjini. Psh janë identifikuar 4 lloje të ndryshme akrepash. Po vazhdojnë bashkëpunimet në këtë kuadër edhe me Universitetin e Tiranës.
Së fundi kërkimi është finalizuar me të gjitha të dhënat në terren të matura me mjete të teknologjisë së lartë sic janë: aparatet DistoX, BRIC, skaner LIDAR, sonar bathimetrik M9 etj. Këto mjete janë përdorur për të definuar përmasat e shpellës dhe liqenit, i cili mori emrin Neuron nga anëtarët e ekspeditës për shkak të Fondacionit Neuron. Ky fondacion mundësoi skanerin Geoslam ZEB Horizon, me të cilin u kryen matje të detajuara në liqen.
Kërkime intensive multidisiplinare do të vazhdojnë të kryhen në zonën e Vromonerit, rezultatet e të cilave periodikisht do të dërgohen tek Njësia Vendore, Këshilli i Qarkut Korçë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Çeki dhe bashkëpunëtorë e tjerë.