Mblidhet Komitetit Teknik në kuadër të hartimit të Planit Social Rajonal

Përfaqësues të Këshillit të Qarkut, përfaqësues të Shërbimeve Sociale nga çdo bashki dhe ekspertët e EU4SI  diskutuan  për këto prioritete sociale në mbledhjen e parë:
■ Ngritjen e shërbimeve për persona me aftësi të kufizuara.
■ Shërbime të integruara për të moshuarit.
■ Mbështetje për gratë dhe fëmijët.
■ Fuqizimin e kapaciteteve të punonjësve socialë.
■ Përmirësimin e logjistikës për shërbimet sociale.
Shërbimet Sociale dhe ngritja e tyre në një tjetër nivel janë angazhimi i vazhdueshëm i Këshillit të Qarkut dhe partnerëve.