Korça Çel Sezonin Turistik Veror me Festivalin Ndërkomëtar të Karnavalit

Korça ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror me një nga ngjarjet më të dashura dhe të pritura të qytetit, Festivalin Ndërkombëtar të Karnavalit, që këtë vit feston edicionin e tij të 18-të.  juglindor.
Në këtë edicion, ashtu si edhe në vitet e kaluar, grupe ndërkombëtare të karnavaleve nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria etj janë bërë pjesë e festivalit, duke i shtuar larmishmëri festës.

Atmosfera festive, e përshkruar nga ritme muzikore, performanca artistike dhe ngjyra të ndezura, është vetëm fillimi i një sezoni të mbushur me aktivitete kulturore dhe artistike që do të pasojnë në muajt në vijim.
Festa kulmoi me Karnaval Party në Pazarin e Vjetër, ku performuan emra të njohur të muzikës live.