Frekuentuesit e Qendrave “Epoka e Artë” Vizitojnë Galerinë e Artit Dixhital

Të moshuarit frekuentues të Qendrave Komunitare “Epoka e Artë” patën mundësinë të vizitojnë Galerinë e Artit Dixhital në Korçë, një hapësirë moderne që bashkon teknologjinë me krijimtarinë artistike.
Nëpërmjet kësaj vizite, të moshuarit u njohën me forma të reja të artit dhe përjetuan emocione të bukura, duke dëshmuar se kureshtja dhe dëshira për të mësuar nuk kanë moshë!
Këshilli i Qarkut Korçë në bashkëpunim me bashkitë Korçë, Maliq dhe Pogradec; në bashkëpunim me Fondacionin “Misioni Emanuel” nëpërmjet Fondit Social të akorduar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, sigurojnë shërbime dhe aktivitete ditore në 6 qendra të shpërndara në këto qytete.