Në mbledhjen e datës 26.09.2025, me shumicë votash (16 pro, 1 kundër, asnjë abstenim), Z. Tollkuçi u zgjodh kryetar i Këshilli i Qarkut Korçë.
I urojmë suksese dhe punë të mbarë në drejtimin e qarkut Korçë!
Njëkohësisht shprehim falenderim dhe mirënjohje për Kryetarin e mëparshëm, Z. Erjon Nexhipi, i cili gjatë dy viteve të drejtimit të tij udhëhoqi me përkushtim dhe vizion Këshillin e Qarkut Korçë, me objektiva konkrete në fushën sociale, kujdesin për moshën e tretë, mbështetjen për të rinjtë, zhvillimin e turizmit rajonal, edukimin dhe teknologjinë, të cilat do të shërbejnë si bazë për zhvillime të mëtejshme.
I urojmë arritje të tjera në angazhimet e tij të ardhshme!