Ekspozita “Gjurmë të Fëmijërisë së Shkuar”

“Gjurmë të Fëmijërisë së Shkuar” quhet ekspozita e Petros Arben Trebicka e cila do të jetë e hapur deri në datën 1 tetor, në ambientet e Bibliotekës Publike “Thimi Mitko”, Korçë.
Përgëzime për këtë ekspozitë kaq të veçantë ku secili vizitor kishte mundësinë të rikthente ato emocione të hershme nëpërmjet lojrave dhe lodrave të fëmijërisë të para viteve ’90. 
Ndërsa të rinjtë patën mundësinë të kuptojnë më tepër botën magjike të fëmijërisë së shkuar.