Mblidhet Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Në mbledhjen e radhës të KVAP të mbajtur në Këshillin e Qarkut në datën 17 nëntor, me anëtarët e Zyrave Arsimore të Qarkut dhe përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar u diskutuan çështje lidhur me koordinimin e punës për projektet që Këshilli i Qarkut po zbaton në fushën e artit dhe arsimit.
Ne fokus ishin dhe qasje të reja për të bërë të mundur bashkëpunimin midis të rinjve të Qarkut Korçë, përmes eksplorimit të natyrës dhe aktiviteteve të ndryshme sipas stinës.