Mblidhet Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar – Janar 2026

Në mbledhjen e parë të Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar për vitin 2026, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së DRAP, znj. Vinjola Rota, drejtuesve të ZVA-ve të Qarkut Korçë dhe përfaqësuesve të arsimit nga çdo bashki, u diskutua rreth projekteve të Këshillit të Qarkut në lidhje me arsimin parauniversitar dhe mbështetjen e këtyre projekteve nga institucionet përkatëse.
Viti 2026 parashikon një shtrirje të gjerë projektesh që prekin drejtpërdrejt nxënësit, me synim aktivizimin e tyre në jetën sociale të komunitetit, promovimin e talenteve në fusha të ndryshme, si dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive në proceset arsimore dhe qytetare.