“Gazetarët, radiokronistët dhe fotoreporterët sportivë të Qarkut të Korçës”, eventi më i fundit i organizuar nga Këshilli i Qarkut

Këshilli i Qarkut Korçë organizoi eventin “Gazetarët, radiokronistët dhe fotoreporterët sportivë të Qarkut të Korçës” për të nderuar të gjithë ata që me punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm kontibuan në ruajtjen dhe përcjelljen e vlerave sportive të Qarkut të Korçës.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, z. Petrika Tollkuçi u shpreh kështu në një postim në rrjetet e tij sociale:
“Mbrëmja e djeshme ishte plot nostalgji, emocione dhe mirënjohje. 😇
Profesionistë që ndër vite kanë punuar me përkushtim të madh për të përcjellë sportin ndër breza.
Gazetarë, radiokronistë dhe fotografë sportivë, të cilët u nderuan në këtë mbrëmje gala, na treguan edhe një herë se sakrifica dhe përkushtimi në profesion, dalëngadalë, kthehen në një thesar të çmuar — një trashëgimi që kalon ndër breza dhe na mban gjithmonë të lidhur me rrënjët tona. Këtë herë, rrënjë që lidhen fort me sportin në Qarkun e Korçës.
Faleminderit të gjithëve që këtij eventi i dhatë kaq shumë vlerë dhe sharm. 🙏😇
Dhe jo, nuk mbaron me kaq!
Kurrësesi nuk mund të harrojmë njerëzit që i kanë dhënë Qarkut të Korçës kaq shumë vlera, pasion dhe identitet përmes sportit — njerëz që me punën dhe përkushtimin e tyre kanë lënë gjurmë dhe vazhdojnë të frymëzojnë brezat që vijnë.”