Po fillon zbatimi i projektit “SMART CITIES”

Në kuadër të zbatimit të projektit “SMART CITIES”, projekt i fituar nga Këshilli i Qarkut Korçë për Programin IPA CBC Greqi–Shqipëri 2021–2027, u zhvillua një takim i rëndësishëm me kryetarët e bashkive Korçë, Maliq dhe Devoll.
Ky projekt sjell për herë të parë transportin elektrik publik, i cili do të pilotohet në bashkitë respektive.
Organizimi dhe funksionimi i shërbimit të transportit elektrik, bazuar në një analizë të integruar dhe të mirëstrukturuar të nevojave, ishin çështjet kryesore të këtij takimi.
Qëllimi ynë i përbashkët mbetet ndërtimi i një modeli funksional, të qëndrueshëm dhe në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit.