KOMPETENCAT

Kompetencat:
Qarku është njësi e nivelit të dytë të vetëqeverisjes vendore.
Qarku përfaqëson një unitet administrativo – territorial, të përbërë nga disa bashki me lidhje gjeografike, tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët. Kufijtë e Qarkut përputhen me kufijtë e bashkive që e përbëjnë atë.
Qendra e Qarkut vendoset në një nga bashkitë që përfshihen në të. Shtrirja territoriale, emri dhe qendra e Qarkut përcaktohen me ligj.
Qarku kryen dhe ushtron kompetencat sipas parimeve të parashikuara në ligjin 139/2015 PËR VETËQEVERISJEN VENDORE
Organ përfaqësues i Qarkut është Këshilli i Qarkut. Funksionet ekzekutive në qark kryhen nga Kryetari dhe kryesia e Këshillit të Qarkut.
Organi përfaqësues i Qarkut krijohet me përfaqësues nga organet e zgjedhura të bashkive që e përbëjnë atë, sipas mënyrës së përcaktuar në Kushtetutë dhe në kreun XIII të ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”.
Kryetari dhe kryesia e Këshillit të Qarkut zgjidhen nga Këshilli i Qarkut, sipas mënyrës së përcaktuar në kreun XIII, të këtij ligji.

Funksionet e qarkut janë:
  • ndërtimi e zbatimi i politikave rajonale,
  • harmonizimi i tyre me politikat shtetërore, në nivel qarku, si dhe çdo funksion tjetër i dhënë me ligj.
Qarku i Korçës përbëhet nga 6 bashki:
Bashkia Korçë
Bashkia Pogradec
Bashkia Kolonjë
Bashkia Devoll
Bashkia Maliq
Bashkia Pustec