NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE NË SHËRBIMIN CIVIL (Drejtor Finance)
Lloji i diplomës: Në shkenca ekonomike niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut II, pika 10, 11, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015″, “Per plotesimin e vendeve te lira ne kategorine e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Këshillit të Qarkut Korçë në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë se pozicioni është i hapur dhe procedura do të rishpallet sërish në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut pranë institucionit.
Njësia Përgjegjëse Për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
në Këshillin e Qarkut Korçë
Edi Qirinxhi