NJOFTIM

Shpallje për lëvizje paralele dhe për pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive
Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (Njësia Përgjegjëse) pranë Këshillit të Qarkut Korçë shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive për pozicionin:
  • 1 (nje) Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Kolonjë
  • Kategoria IV B
Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohe.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave për LËVIZJE PARALELE është data 16.10.2020
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL është data 21.10.2020
 
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
  1. Rifreskon, administron dhe pasuron materialet arkivore (harta, libra ngastrash, etj)të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës.
  2. Administron dhe evidenton të dhëna për tokën bujqësore, dhe kategoritë e tjera të saj dhe i pasqyron ato në dokumentacionin kadastral.
  3. Referuar pikës 4 të nenit 12 të ligjit Nr. 10257 datë 24.03.2010 specialisti i drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës, kryen shërbime dhe jep informacion në bazë të dokumentacionit që disponon, sipas pikës 1 të këtij neni për sipërfaqen dhe vendndodhjen e ngastrave bazë të tokave
  4. Bashkëpunon me Drejtoritë e Urbanistikës në bashki lidhur me vendimet e marra prej tyre për sheshe e leje ndërtimi dhe pasqyron ndryshimet e zërit kadastral në dokumentacionin kadastral të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës.
  5. Bashkëpunon me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Ushqimit, Drejtorinë e Shërbimit Pyjor, ALUIZNI-n, njësitë e qeverisjes vendore, lidhur me ndryshimin e kategorisë së resurseve dhe pasqyrimin e tyre në dokumentacionin kadastral duke mbajtur evidenca në arkivin e DAMT-së.
  6. Bashkëpunon me Zvrpp-në lidhur me zërin kadastral të pasurive, përcaktimin e saktë të kufijve dhe problematikatë tjera të cilat hasen gjatë procedurës së regjistrimit.
     1.LEVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil.
       1.1 KUSHTET PËR LEVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotesojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon
  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori.
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor” në agronomi, juridik dhe ekonomik.
  • Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterit.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese.
       1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DOREZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojne pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Këshillit të Qarkut Korçë Brenda datës 16.10.2020  dokumentat si më poshtë :
  1. Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip
  2. Fotokopje të noterizuar të diplomes (përfshirë edhe diplomën Master)
  3. Fotokopje të noterizuar të librezës së punës
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetesore
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
  7. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt
  8. Fotokopje të aktit të deklarimit të statusit
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi
  10. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim
      1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 20.10.2020 Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnëkushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Zyra e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve për shkaqet e moskualifikimit (nëpermjet adreses së e-mail).
     1.4 FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA.
  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës pë pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karierën.
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
  1. Njohuri mbi Kushtetutën
  2. Njohuri mbi Kodin e Procedurave Administrative,i ndryshuar
  3. Njohuri mbi Ligjin “Për vetëqeverisjen Vendore” (Ligji 139/2015)
  4. Njohuri mbi Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar
  5. Ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës”, i ndryshuar;
  6. Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 ” Për parandalimin e konfliktit të interesit”
  7. Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 ” Rregullat e etikës në administratën publike”
  8. Ligjin nr. 7501, datë 19.07.1991, “Për tokën”;
  9. Ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”;
  10. VKM-në Nr.121, datë 17.2.2011, “Për mënyrat e ushtrimit të funksioneve nga drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qarqe dhe zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komuna dhe/ose bashki”
  11. VKM Nr. 994, datë 9.12.2015 “Përprocedurën e regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi”.
      1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE PËR LËVIZJEN PARALELE
  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar:
    Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv.
  • 60 pikë nga testimi:
    Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.
      1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Këshillit të Qarkut Korçë. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike.
      2. PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e “Sherbimi Kombetar i Punësimit” dhe faqen zyrtare të institucionit, duke filluar nga data 21.10.2020.
      2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E
PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor” në agronomi, juridik, ekonomik.
  • Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterit.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese.
      2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Këshillit të Qarkut Korçë në datën 20.10.2020 dokumentat si më poshtë :
  1. Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip
  2. Fotokopje të noterizuar të diplomes (përfshirë edhe diplomën Master)
  3. Fotokopje të noterizuar të librezës së punës
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetesore
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
  7. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt
  8. Fotokopje të aktit të deklarimit të statusit
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi
  10. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim
     2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 30.10.2020, Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e struktururar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Zyra e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adreses së e-mail).
     2.4 FUSHA E NJOHURIVE, AFTESITE DHE CILESITE MBI TE CILAT DO TE ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA.
Kandidatet do tetestohen me shkrim ne lidhje me:
  1. Njohuri mbi Kushtetutën
  2. Njohuri mbi Kodin e Procedurave Administrative
  3. Njohuri mbi Ligjin “Për vetëqeverisjen Vendore” (Ligji 139/2015)
  4. Njohuri mbi Ligjin nr.152/2013 “Per nëpunësin civil”, i ndryshuar
  5. Ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës”, i ndryshuar;
  6. Ligjin nr. 7501, datë 19.07.1991, “Për tokën”;
  7. Ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”;
  8. VKM-në Nr.121, datë 17.2.2011, “Për mënyrat e ushtrimit të funksioneve nga drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qarqe dhe zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komuna dhe/ose bashki”
  9. VKM Nr. 994, datë 9.12.2015 “Për procedurën e regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
      2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
  • Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
    Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.
     2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).