TAKIMI I TRETË I PROJEKTIT SAVESAFE WATER, KEFALLONIA

Në kuadrin e zbatimit të projekteve të fituara për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar  IPA CBC Greqi-Shqipëri  për periudhën 2014-2020 në datën 10 Qershor 2019 u organizua takimi i tretë për projektin  “Networking for Reciprocal Safe Cross Border Water Supply towards a Worth Living Environment” (SaveSafe Water), me numër kontrate  <A2-1.1.4> në Kefallonia (Zonën e Argostolit), organizuar nga  PB3 (Municipal Enterprise for Water Supply and Sewerage of  Kefallonia).
Në takim u diskutua mbi situatën aktuale të implementimit të projektit,  secili nga partnerët  bëri një prezantim të shkurtër të ecurisë së aktiviteteve të tyre. Gjithashtu u planifikua periudha në vazhdim e implementimit të projektit, datat e takimeve të tjera, afatet kohore, rezultatet e pritshme të partnerëve përfitues. Pjesë e axhendës ishin gjithashtu një vizitë në  stacionin e pastrimit dhe furnizimit me ujë të zonës së Argostolit si dhe një tur në Liqenin e Melissanit dhe Shpellën e Drogkarati.