DITË INFORMIMI PËR PROJEKTIN WINCOME

Këshilli i Qarkut Korçë në kuadër të programit IPA CBC , Greqi – Shqipëri 2014- 2020, organizoi sot “Ditën e Informimit”, për projektin WINCOME. Të pranishëm në këtë takim ishin Pedagogë e studentë të Fakultetit të Bujqësisë, Drejtoria Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, përfaqësues nga biznesi dhe specialistë të fushës. Ky projekt ka në fokusin e tij përmirësimin e aftësive menaxhuese të zonave ndërkufitare në mbështetje të sipërmarrjes, mbijetesës së biznesit dhe konkurencës në sektorin e vreshtarisë. Më konkretisht projekti do të përqendrohet në:

A. Katalogimi dhe vlerësimi tregëtar i varieteteve lokale të verërave.
B. Platforma GIS , që do të përfshijë koordinatat gjeografike të gjithë varieteteve të zonës pilot.
C. Mini projekt Pilot me teknikat e reja “SMART” të prodhimit të verës.