Zhvillimi i turizmit kulturor luan një rol kyç për zhvillimin ekonomik të rajoneve. Identifikimi i hartës kulturore nuk është vetëm një metodë për promovimin e aseteve kulturore të një komuniteti, por është gjithashtu një mjet i dobishëm për angazhimin dhe bashkëpunimin e komunitetit. Projekti ka në bazë përshkrimin, promovimin dhe mbrojtjen e resurseve kulturore të rajonit por dhe mapëzimin në mënyrë dixhitale dhe inovative.