SHPALLJE INTERESI

Këshilli i Qarkut Korçë organizon “DITËN E INFORMIMIT”, në kuadër të zbatimit të projektit “Aksione të përbashkëta nxitëse të sipërmarrjes vendore të zonave më pak të favorizuara Greqi/Shqipëri në sektorin e biznesit të vreshtarisë dhe prodhimit te verërave, WINCOME”.
Për këtë qëllim Shpall Thirrjen e Interesit:
  1. MATERIALE KANCELARIE NË DITA E INFORMIMIT NË KUADËR TË ZBATIMIT TË PROJEKTIT WINCOME
  2. KATERING & DREKE NË DITA E INFORMIMIT NË KUADËR TË ZBATIMIT TË PROJEKTIT WINCOME
Këshilli i Qarkut Korçë do të kryeje studimin e tregut. Të interesuarit të tërheqin formularët e treguesve të çmimit nga data 27.01.2020 – 04.02.2020 pranë Institucionit tek adresa e mëposhtme :
Këshilli i Qarkut Korçë

Rr. 28 Nentori, Lagj.7 Korçë
emailit:qarkukorce@gmail.com


Ju faleminderit !