Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë është një organizatë jopolitike, jofitimprurëse.
Kjo Shoqatë është bashkim vullnetar i pavarur i të gjithë Këshillave të Qarqeve të Republikës së Shqipërisë si subjekte juridike publike si dhe çdo të zgjedhuri në këto Këshilla.
Sipas ligjit të miratuar më 31 Korrik të vitit 2014, Shqipëria është ndarë në 12 qarqe ku secili qark përbëhet nga dy ose më shumë bashki të cilat paraqesin nivelin e dytë të ndarjes administrative shtetërore.
Qarku i Korçës është një prej qrqeve të Shqipërisë, e cila përfshin 6 bashki: 1) Bashkia Korçë 2) Bashkia Maliq 3) Bashkia Pogradec 4) Bashkia Devoll 5) Bashkia Pustec 6) Bashkia Kolonjë