TAKIM ME MINISTRINË E TURIZMIT DHE MJEDISIT

Tashmë Rajoni i Korçës e ka marrë drejtimin e zhvillimit ekonomik ,Turizmi një nga sfidat.
Bashkia e Korçës mbështetur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ,Unioni Turistik Shqiptar organizoi takimin që pati në fokus :
  1. Promovimin ndërkombëtar të Rajonit të Korçës
  2. Hartimin e paketave turistike rajonale
  3. Shtimin e ditë qëndrimit dhe ofertave turistike për vizitorët.
Znj .Mirela Kumbaro, përfaqësues të agjensive më të mëdha turistike të Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqësues të bizneseve të turizmit në rajon ,ekspertë kombëtarë të fushës së turizmit ndanë së bashku mendime, eksperienca të cilat do të ndihmojnë për të arritur sukses në drejtim të një Turizmi të suksesshëm rajonal.