Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore më datë 6/3/2023 nën drejtimin e bashkëkryetarëve @RominaKuko dhe @AldrinDalipi. Më poshtë agjenda e mbledhjes:
Ministria e Financave dhe Ekonomisë Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive,2023-2030 dhe Planit të Veprimit për zbatimin e saj”; Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”;
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e rregullave mbi mënyrën e zbatimit të auditimit teknik për objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar”;
Ministria e Mbrojtjes
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e projekteve fituese të financuara nga Fondi për Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore si dhe autoritetin kontraktor për zbatimin e projekteve sipas Njësive të Vetëqeverisjes Vendore”;
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar;
Prezantim i projektvendimit “Për tarifat për të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në sektorin e pyjeve, mënyra dhe proçedura e mbledhjes së tyre, në zbatim të ligjit “Për Pyjet”, nr. 57/020, datë 30.04.2020”;
Prezantim i projektvendimit “Për shpalljen e ekosistemit natyror të lumit Vjosa “Park Kombëtar”, kategoria II”;
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Prezantim i projektvendimit “Për caktimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si organ përgjegjës për realizimin e proçedurës së deratizimit të bimës së gështenjës, me qëllim mbrojtjen e saj nga paraziti grerëza galeformuese”;
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Prezantim i projektvendimit “Për përdorimin e fondeve publike për transportimin e punonjësve arsimorë që punojnë dhe të nxënësve që mësojnë jashtë vendbanimit