MOKRA N’FEST

Histori, kulturë, traditë dhe mikpritje të gërshetuara bashkë në “Mokra n’fest”.
Nje event kulturor i organizuar në një nga atraksionet turistike më të rëndësishme të Bashkisë Pogradec , Ura e Golikut , e ndërtuar në gjurmët e njërit prej degëzimeve të Rrugës Egnatia , monument kulture i kategorisë së parë shek. XVII-XVIII.