Sot, shkollat hapin sërish dyert për të pritur nxënësit e tyre.
Ne mbajmë në krahë brezin që po rritet, një brez me kapacitete të mëdha shpirtërore që ka një mision të rëndësishëm përpara. Nuk mund të lejojmë që edukimi i tyre të mbetet i rastësishëm. Është detyrë e prindërve, mësuesve dhe gjithë shoqërisë të ndihmojnë çdo fëmijë të zhvillojë aftësitë e tij intelektuale, morale dhe emocionale. Vetëm kështu mund të formojmë qytetarët e së nesërmes, të gatshëm për të përballuar sfidat dhe për të marrë vendime të përgjegjshme.
Të gjithë bashkë, për një arsim më të mirë!
Suksese nxënësve dhe mësuesve!