MITRUSH KUTELI! 80-VJETORI I POEMIT KOSOVAR

Bashkia Pogradec në bashkëpunim me Qendrën Multifunksionale Pogradec,në kuadër të 116-vjetorit të Lindjes së Dhimitër Pasko, i njohur me pseudonimin letrar “Mitrush Kuteli”, si edhe përvjetorit të 80-të të poemës “Poemi Kosovar”, organizuan takimin përkujtimor:
“Mitrush Kuteli! 80-vjetori i Poemit Kosovar”.
Takimi përkujtimor solli figurën poliedrike të Dhimitër Paskos në çdo dimension.Ndërthurja e solemnes, pjesës studimore dhe pjesëve të zgjedhura të krijimtarisë së tij veçuan Mitrush Kutelin në kontributin e zgjeruar duke e cilësuar, si kritikun e mirëfilltë të letrave shqipe të kohës së vet.