TAKIMI ME AMBASADORIN E HOLANDËS Z. REINOUT VOS

Me Ambasadorin Hollandez, Z. Reinout Vos vizituam Rajonin, në këndvështrim të dy prioriteve kryesore të Këshillit të Qarkut:
1. Bujqësia:
Ferma “Bloom Fruits”, Dishnicë, e mbështetur nga programi IPARD, fermë me standarde të larta, me varietete të mollëve të zonës.
Ferma Morava, një ndër të vetmet që lançon produktin e saj në tregun ndërkombëtar.
2. Turizmi dhe trashëgimia kulturore:
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, i cili përmban një nga koleksionet më të pasura të mesjetës, të artit bizantin dhe postbizantin.
Muzeu i Arsimit
Shkolla e parë kombëtare shqipe, 7 Mars 1887.
Muzeu i fotografisë “Gjon Mili” në një nga godinat simbol të qytetit.
Xhamia e Iljaz bej Mirahorit, monumenti i trashëgimisë kulturore, ndër objektet më të vjetra në qytet.
Pazari i Korçës, një ansambël arkitekturor dhe një prej atraksioneve turistike më të rëndësishme të rajonit.
Z.Vos u shpreh “Potenciali i Rajonit është i jashtëzakonshëm për t’u eksploruar në 2 ditë, vizitën tjetër në rajon do ta parashikoj disa ditore!”