Në nderim dhe përkujtim të 50 vjetorit të fjetjes së Kryepeshkop Damian Kokoneshit, Bashkia Pogradec organizoi një përkujtimore për personalitetin me virtyte të larta njerëzore.
Rruga pranë Kishës “Ngjallja e Krishtit” mori emrin e tij, për të përjetësuar figurën dhe kontributin e tij në rritjen e autoqefalisë të kishës shqiptare.
At Dhimitër Damian Kokoneshi u dekorua
“Qytetar Nderi” nga Këshilli i Qarkut Korçë, 2003.