Një emocion i jashtëzakonshëm! Të sjellësh në vëmendje këtë familje artistësh në këtë formë të krijon jo vetëm një ngarkesë emocionale dhe përmbushje shpirtërore, por të bën të kuptosh sa përgjegjësi kemi që këto vlera ti ruajmë dhe ti transmetojmë më tej.
Gaqo Jorganxhi-“Artist i Merituar”, mjeshtër i paarritshëm në krijimtarinë e tij aristike-muzikore.
Pasardhës të Gaqo Jorganxhi, figura të shquara në art dhe kulturë kanë krijuar një trashëgimi me vlera kombëtare.
Rozmari Jorganxhi soliste mexo-soprano dhe dirigjentja e parë femër shqiptare në Teatrin e Operës dhe Baletit.
Rikard Jorganxhi -dirigjent orkestre simfonike dhe kompozitor i shquar.
Zhuliana Jorganxhi një shkrimtare e shquar, mjeshtre e fjalës së gdhendur në varg, uragan i fuqishëm i simbolikës dhe e metaforës në këngën shqipe.
Trashëgimia vazhdon…