25 VJET TELEVIZIONI SOT7

25-vjet nga krijimi i Televizionit SOT7, një institucion që ka shërbyer me përkushtim dhe profesionalizëm në Qarkun e Korçës dhe më gjërë.
 Kur SOT7 (Studio Original Television 7) nisi transmetimet në 1998, ka pasur një vizion të qartë: të informojë, edukojë dhe argëtojë me integritet dhe cilësi të lartë. Gjatë këtyre 25 viteve, ka qenë një dritare e hapur për të pasqyruar dhe promovuar vlerat, traditat dhe arritjet e rajonit tonë.
 SOT7 , jo vetëm një burim informacioni, por edhe një platformë për të zbuluar dhe shpërndarë talentet dhe kreativitetin e komunitetit tonë.
Një falenderim për kontributin 25-vjeçar në shërbim të komunitetit në Qarkun e Korçës, dhe për pasqyrimin dhe promovimin e vlerave rajonale dhe kombëtare me profesionalizëm, përkushtim dhe cilësi të lartë.
Suksese në misionin e çmuar në shërbim të së vërtetës dhe në shërbim të publikut.