KONCERTI “TINGUJ ZEMRE”

Një mbrëmje magjike, e veçantë dhe mbresëlënëse në Teatrin “Andon Z. Çajupi”.
Këngëtarja profesioniste Znj.Marsona Taçe së bashku me artistë me zë të ndjerë, të apasionuar pas tingujve të muzikës krijuan një atmosferë emocionuese dhe plot gjallëri.
Nëpërmjet koncertit “Tinguj zemre”, depërtuan në zemrat e të gjithë publikut. Duartrokitje pa fund për artin dhe endrrat e shkrira në talent.
“Muzika, gjuha e shpirtit. Energjia e saj sekrete vibron mes zemrës së atij që këndon dhe shpirtit të atij që dëgjon.” – Khalil Gibran