NJOFTIM MBI MBYLLJEN E PROCEDURËS PËR NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE

Drejtor në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Korçë
Lloji i diplomës: Të nivelit “Master Shkencor” në shkencat Agronomi, Gjeografi, Gjeodezi, Ekonomik dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Këshillit të Qarkut Korçë ka përfunduar procedurën, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë  dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim dhe njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka aplikantë.
Për sa më sipër njoftojmë mbylljen e procedurës për ngritjen në detyrë, e cila do të rishpallet sërisht.