Përfundoi me sukses faza e parë e modulit teorik për trajnimin e bletërritësve të rinj

Moduli teorik në kuadër të projektit “Nxitja e të Rinjve në Bujqësi dhe Mbështetja e Bletarisë Moderne në Qarkun e Korçës” u finalizua me testimin e njohurive dhe diskutime të ndryshme lidhur me temat e lektuara nga pedagoget e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Ky projekt u iniciua nga Këshilli i Qarkut Korçë, me mbështetje nga TİKA dhe me bashkëpunimin e Shoqatës së Bletërritësve – Qarku Korçë dhe ka si qëllim të ofrojë trajnime të specializuara në bletari me synim ruajten, zhvillimin dhe promovimin e aplikuturës në qarkun e Korçës.