Këshilli i Qarkut të Korçës ndërmerr një hap të rëndësishëm në drejtim të kujdesit shoqëror, duke filluar punën për hartimin e “Planit të Kujdesit Social Rajonal”. Ky plan i mbështetur në Planet Lokale Sociale të bashkive do të adresojë nevojat specifike sociale të komunitetit, duke u bazuar në një analizë të thellë dhe gjithëpërfshirëse të nevojave të qytetarëve në të gjithë qarkun.
Me asistencën teknike dhe ekspertizën e ofruar nga EU4SI dhe me mbështetje në proces nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të arrihet një impakt i qëndrueshëm social.
Në këtë nismë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe bashkitë: Korçë, Pogradec, Devoll, Maliq, Kolonjë dhe Pustec do të punojnë së bashku për të ndërtuar një platformë rajonale për kohezion social, duke promovuar një vizion të përbashkët dhe të qëndrueshëm.