Diversiteti kulturor që paraqet rajoni ynë është një vlerë e shtuar dhe kjo u pohua edhe një herë nga aktiviteti i mbajtur në Bibliotekën Publike të Korçës “Thimi Mitko” ku u promovuan 4 kostume popullore të zonës së Pustecit.
Riprodhimi i kostumeve tradicionale të zonës së Pustecit, organizuar nga Shoqata Maqedonase “Sonce” me mbështetjen e Komitetit për Pakicat Kombëtare dhe bashkëpunimin e kostumografes Znj. Lirika Pojani bëri të mundur edhe realizimin e tyre në miniaturë si një suvenir nga kjo zonë e pasur multikulturore.
Broshura dygjuhëshe për këto kostume ishte një risi.
Rajoni i Korçës është një “Mini Ballkan” sa i përket vlerave kulturore dhe veçanërisht trashëgimisë kulturore materiale.