Këshilli Qarkut Korçë mbështet përmirësimin e infrastrukturës në Bashkia Maliq dhe Bashkinë Pogradec

Këshilli i Qarkut Korçë po finalizon projektin për rikonstruksionin e segmenteve rrugore lidhëse të rrugës Grunjas-Kakaç-Shqitas, një investim i rëndësishëm për lidhjen e zonave administrative të Bashkisë Maliq dhe Bashkisë Pogradec.
Ky investim i financuar nga buxheti i Këshillit të Qarkut kontribuon në:
Përmirësimin e sigurisë rrugore përmes sinjalistikës dhe vijëzimit të rrugës.
Përmirësimin e aksesit ndërmjet zonave rurale dhe urbane, duke lehtësuar jetën e përditshme të qytetarëve dhe duke ndihmuar zhvillimin ekonomik të rajonit.
Këshilli i Qarkut Korçë mbetet i angazhuar për projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e banorëve të qarkut tonë dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.