Këshilli i Qarkut në bashkëpunim me fondacionin “Misioni Emanuel” dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë bërë të mundur zhvillimin e Kampionatit të Dominosë në 6 qendrat komunitare “Epoka e Artë”, në Korçë, Pogradec dhe Maliq.
6 fitues nga secila qendër u përballën në Finalen e Madhe ku u ndanë 3 çmime kryesore.
Të angazhuar për të ofruar sa më shumë mbështetje, shërbime dhe aktivitete të dedikuara për moshën e tretë!