Këshilli i Qarkut Korçë, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë – UNIKO kanë nisur zyrtarisht rrugëtimin për realizimin e projektit “Infrastruktura e Shkallëzuar e Përpunimit të të Dhënave për Hulumtim Bashkëpunues ndërmjet Fakulteteve të UNIKO”.
Pas suksesit të projektit “Nxitja e të Rinjve në Bujqësi dhe Mbështetja e Bletarisë Moderne në Qarkun e Korçës”, në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), këtë herë fokusi zhvendoset në teknologjinë e avancuar dhe Inteligjencën Artificiale (AI), duke synuar një ndikim afatgjatë në zhvillimin rajonal dhe akademik.
Pse ky projekt është kaq i rëndësishëm?
– AI, kryefjala e teknologjisë: Do të përfshihet në bujqësi, ekonomi, mjekësi dhe kërkime ndërdisiplinore.
– Mbështetje për profesorë, studiues dhe studentë: Një hapësirë moderne që promovon bashkëpunimin dhe kërkimet inovative.
– Zhvillim gjithëpërfshirës për rajonin: Një tjetër gur themeli për avancimin e Korçës si qendër e rëndësishme kërkimore dhe ekonomike.
Ky projekt, fryt i angazhimit të përbashkët të Këshillit të Qarkut Korçë, Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe UNIKO, garanton një kombinim të përkryer të infrastrukturës, teknologjisë dhe burimeve njerëzore për sukses të sigurt.