Një hap i rëndësishëm drejt së ardhmes, ku bashkëpunimi dhe vizioni kthehen në vepra konkrete!
Këshilli i Qarkut Korçë ka nënshkruar marrëveshje me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Kjo marrëveshje shënon krijimin e laboratorit teknologjik të parë në rajon, ku Inteligjenca Artificiale do të vihet në funksion të kërkimit shkencor dhe zhvillimit akademik.
Ky projekt vjen si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), dhe për të dytin vit me radhë, duke forcuar partneritetin tonë për të sjellë investime të qëndrueshme në arsim, teknologji dhe fusha të tjera.
Projekti “Infrastruktura e Shkallëzuar e Përpunimit të të Dhënave për Hulumtim Bashkëpunues ndërmjet Fakulteteve të UNIKO” do të krijohet në ambjentet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane dhe do t’i shërbejë jo vetëm studentëve të Universitetit “Fan S. Noli”, por edhe studiuesve nga gjithë rajoni.