Foto album nga nata e parë e Rin-Art 2025. Bashkia Pogradec
RIN-ART, është një iniciativë e Këshillit të Qarkut Korçë që synon të fuqizojë dhe promovojë talentet e reja në fushën e artit dhe kulturës. Aktiviteti zhvillohet nga data 12-16 maj, shfaqje të cilat kulmojnë me pjesëmarrjen e të rinjve nga gjithë rajoni. Kjo finale do të mbahet në datë 16.05.2025, ora 18:00
Gjatë kësaj jave, mbi 150 të rinj të moshave 15-18 vjeç do të angazhohen në shfaqjet e përgatitura prej tyre prej disa muajsh tashmë. Ky program ofron një platformë për të rinjtë që të shprehin kreativitetin e tyre dhe të kontribuojnë në jetën kulturore të komunitetit.