Me iniciativën e Këshillit të Qarkut dhe mbështetjen e Universitetit “Fan S. Noli”, u mbajt me sukses Simpoziumi Shkencor “Llazar (Zai) Fundo-Figurë e Shquar e Mendimit Shqiptar dhe Evropian”.
Simpoziumi u mbaj në ambientet e universitetit “Fan S. Noli” në kuadër të Muajit të Europës.
Zai Fundo është një personalitet paneuropian, të cilit në vitin 1995 i është dhënë në Shqipëri titulli “Martir i Demokracisë”.