Këshilli i Qarkut Korçë i Akordon Certifikatë Përkushtimi Artistit Korçar Guri Koço

Këshilli i Qarkut mbështeti vënien në skenë të aktorit, regjisorit dhe libretistit korçar, Z. Guri Koço. Shfaqja “50 pa një” u realizua në kuadër të 49-vjetorit në skenë të artistit korçar, i cili ka një karrierë të pasur më shumë role në skenë dhe kinematografi.
Në nder të kësaj dite, Kryetari i Këshillit të Qarkut, Z. Erjon Nexhipi i akordoi Z. Guri Koços Certifikatë Përkushtimi, referuar në Rregulloren për Dhënien e Certifikatave dhe Titujve Simbolikë nga Këshilli i Qarkut Korçë, neni 8, pika 1 me këtë motivacion “Për kontribut të jashtëzakonshëm në artin skenik si aktor me 80 role; si regjisor me një repertor të pasur me më shumë se 30 shfaqje të suksesshme brenda dhe jashtë vendit si dhe libretist i mirënjohur i veprave në skenë dhe kinematografi.”