Bashkia Pustec ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025. Ky moment shënon fillimin e një periudhe të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe promovimin e vlerave natyrore e kulturore të zonës.
Risia për këtë vit është rehabilitimi i plazhit publik në Rallnik, Zaroshkë.
Me rastin e fillimit të sezonit turistik, Bashkia Pustec realizoi një sërë aktivitetesh, prej nga ku banorët e zonës dhe turistët shijuan gatimet tradicionale dhe muzikën tipike të kësaj krahine.
Të vendosura në brigjet e liqenit të Prespës, këto vende ofrojnë një kombinim të rrallë të qetësisë natyrore, peizazheve piktoreske dhe trashëgimisë kulturore unike. Me një histori të pasur, një komunitet mikpritës dhe një mjedis të ruajtur, ky rajon po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj.