Festivali i Muzikës “MIK Festival” u mbajt në qytetin e Korçës, për të 8-in vit radhazi duke sjellë një atmosferë të veçantë artistike përgjatë disa netëve. Ky aktivitet mblodhi artistë të njohur nga Shqipëria dhe vende të tjera, të cilët performuan në skena të ndryshme në qytet dhe vende të tjera historike dhe natyrore, që i dhanë festivalit një karakter unik dhe inspirues.
Gjatë festivalit, publiku pati mundësinë të ndjekë koncerte të muzikës klasike, bashkëkohore, si dhe shfaqje të tjera kulturore që përfshinë qytetin në një frymë arti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. MIK Festival promovon trashëgiminë kulturore dhe nxit turizmin kulturor dhe të afron të rinjtë dhe artdashësit me vlerat e muzikës dhe të artit skenik. Ky edicion i festivalit dëshmoi edhe një herë se Korça mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të jetës kulturore në Shqipëri.